Duke qenë se një pjesë e mirë e bizneseve u hapën këtë të hënë, Ministria e Shëndetësisë përsëriti apelin për distancim fizik dhe higjienë personale.

Me anë të një postimi në “Facebook”, ministria u shpreh se kjo është e vetmja mënyrë si mund ta përballojmë me sukses këtë pandemi.

“Distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale mbeten të vetmet armë që ne kemi në dorë si komunitet për të frenuar përhapjen e 🤜COVID-19🦠. 🔴Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve dhe posaçërisht sipërmarrësve, që në kushtet e hapjes së aktivitetit ekonomik të respektojnë rigorozisht rregullat❗ 🆘️Rikujtojmë të gjithë qytetarët se deri kur të kemi vaksinën, do të na duhet të gjithëve të jetojmë dhe të punojmë duke ruajtur në nivelin maksimal vigjilencën ndaj rrezikut të infektimit. 🔴Në kushtet e lehtësimit të disa masave, bëhet akoma më e rëndësishme të zbatohen me përpikmëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.”

Të gjithë ata që kanë shenja të sëmundjes COVID-19 duhet të telefonojnë 127. Ndërsa ata që kanë pyetje mund të telefonojnë në numrin 0800 40 40.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *