E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ministria e Shëndetësisë: 557 të infektuar dhe 12 humbje jete

Orët e fundit në Shqipëri kanë sjellë një ulje të numrit të të infektuarve dhe të viktimave.

 

Ministria e Shëndetësisë raportoi për 557 raste të reja, të zbuluara pas testimit të 1.948 qytetarëve, dhe 12 të vdekur. Një ditë më parë pati 835 të prekur dhe 16 humbje jete.

 

Reklamë

Në 24 orët e fundit janë shëruar 368 qytetarë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 491 pacientë, 32 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.

 

Në total në Shqipëri janë infektuar 38.182 qytetarë, 18.849 të shëruar dhe 810 humbje jete.

Vazhdo të lexosh

Reklamë