E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ministria e Shëndetësisë: 11 viktima dhe 519 të infektuar me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, epidemiologët në Shqipëri kanë kryer 3.251 testime, duke konfirmuar pozitivë 519 qytetarë.

 

Numrin më të lartë të rasteve të reja, ashtu si edhe ditët e tjera, e ka Tirana. Pacientët që kanë ndërruar jetë janë 11, të moshave 53-96 vjeç.

 

Reklamë

Këtë të shtunë u shëruan 671 qytetarë, ndërsa në spitalet COVID trajtohen 399 pacientë. Prej tyre, 28 janë në terapi intensive, nga të cilët 10 në intubim.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë