Vendi
Ministria e Shëndetësisë: 11 viktima dhe 304 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë raportoi për këtë të martë për 11 pacientë që kanë humbur jetën nga koronavirusi.
Qytetarët që nuk e mposhtën dot sëmundjen ishin të moshave 51-83 vjeç.
Reklamë
Nga testimi i 2.730 personave, u zbuluan 304 të infektuar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 593 qytetarë, kurse situata në spitalet COVID paraqitet e njëjtë. Aktualisht, po trajtohen 293 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




