Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
09 December 2025
Vizion fokus

Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë

Orban: Turqia do të jetë garantues për furnizimin e...

Sarkozy: Partia e Marine Le Pen nuk është rrezik...

Ukraina do ta ndajë me SHBA-në planin e rishikuar...

Persona të armatosur grabisin bibliotekën e Sao Paolos në...

“Evropa dhe Ukraina tani kanë më shumë karta”, Macron...

Pamjet tronditëse të tërmetit 7,6 ballë në Japoni, lëkundje...

Berisha: 35 vite më parë studentët e Dhjetorit nuk...

Piloti ukrainas i Su-27 vritet në krye të detyrës

Paraqitjet fantastike të Muçit, komentatori turk: Na mbylli gojën!

Ministria e Mbrojtjes bën bilancin, sa vatra zjarri janë ende aktive në Shqipëri

31 Gusht 11:48

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat e 24 orëve fundit lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë.

Sipas njoftimit bëhet me dije se nga 24 vatra zjarri janë shuar 20, 3 prej tyre janë nën monitorin, ndërkohë që njëra është ende aktiv.

Është bërë i mundur izolimi i plotë në bashkitë: Tiranë, Shijak, Krujë, Kavajë, Rrogozhinë, Lushnjë, Vlorë, Delvinë, Selenicë, Mallakastër, Finiq, Dropull, Vau Dejës, Shkodër, Pukë, teksa vijon puna për shuarjen e flakëve në qarqet Kukës dhe Lezhë.

Njoftimi i plotë:

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në 24 orët e fundit në vend janë raportuar 24 vatra zjarri.
Nga këto janë shuar 20, ndërsa 3 prej tyre janë nën monitorin, ndërkohë që njëri është ende aktiv.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në bashkitë: Tiranë, Shijak, Krujë, Kavajë, Rrogozhinë, Lushnjë, Vlorë, Delvinë, Selenicë, Mallakastër, Finiq, Dropull, Vau Dejës, Shkodër, Pukë.

Aktualisht, po punohet në:

Qarkun e Kukësit: në fshatin Surroj, njësia administrative Surroj, bashkia Kukës, vatra e zjarrit është izoluar plotësisht. Punonjësit e njësisë administrative Surroj po monitorojnë situatën; në fshatin Barrë, njësia administrative Arrën, bashkia Kukës, vatra e zjarrit në zonën pyjore është izoluar plotësisht. Po mbahet në monitorim nga punonjësit e njësisë administrative.

Qarkun e Lezhës: në fshatin Shëngjin, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë, zjarri vazhdon të jetë aktiv me intensitet të ulët në një sipërfaqe me shkurre. Rrezik për banesa nuk ka. Sot po punojnë për izolimin e vatrës: 6 forca policore, 4 forca zjarrfikëse, 9 forca nga Shërbimi Pyjor, 6 forca vullnetare, 6 forca bashkiake dhe 1 forcë nga ADZM; në fshatin Mal – Bardhë dhe në kufi me fshatin Skuraj, njësia administrative Milot, bashkia Kurbin, vazhdon të jetë aktive me intensitet të ulët vatra e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me pyll dëllinje, shqopë dhe lis. Rrezik për banesa nuk ka. Për momentin situata është e qetë. Po mbahet në monitorim nga shërbimi pyjor. /vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Anash Vendi
Tagged:
Administrata Shtetërore situata e zjarreve ne vend vatra aktive Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë

më shumë...

Orban: Turqia do të jetë garantues për furnizimin e Hungarisë me gaz rus

më shumë...

Sarkozy: Partia e Marine Le Pen nuk është rrezik për Francën

më shumë...

Ukraina do ta ndajë me SHBA-në planin e rishikuar për paqe

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • Planetët ju tregojnë rrugën, Horoskopi javor nga Meri Gjini:...
  • E konfirmon ministri: Po  mbaron koha e bonuseve, tani vetëm...
  • Horoskopi i sotëm, dinamika të reja dhe zhvillime për secilë...
  • Ministri i Financave: Pagat rriten nga 2.5% deri në 25%, për...
  • Netanyahu: Unë flas rregullisht me Putinin!
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.