E diel, 29 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 10 minuta më parë
Bota

Ministria e Jashtme e Katarit: Përpjekjet diplomatike me Iranin vazhdojnë intensivisht

Katari deklaroi se përpjekjet diplomatike mes Iranit dhe SHBA po vazhdojnë intensivisht.

“Përpjekjet po vazhdojnë shumë intensivisht”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari, në një konferencë shtypi në Doha.

Ai nënvizoi se po punojnë dhe bashkëpunojnë edhe me shtetet fqinje.

“Ne po punojmë së bashku me të gjithë fqinjët tanë dhe vendet mike me të cilat po bashkëpunojmë sot”, tha ai, duke përmendur Turqinë, Egjiptin, Omanin dhe Arabinë Saudite.

Reklamë

Më herët kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman al-Thani, u takua me zyrtarin më të lartë të sigurisë së Iranit, Ali Larijani, në Teheran dhe shqyrtoi përpjekjet për të ulur tensionet në rajon.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë