E martë, 22 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ministria e Jashtme e Shqipërisë dënon lëshimin e raketës nga Korea e Veriut

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë dënon në termat më të ashpër lëshimin e një rakete balistike me rreze të mesme të kryer sot nga Republika Popullore Demokratike e Koresë.

 

Kjo shkelje e hapur, e përsëritur, e të drejtës ndërkombëtare dhe e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së tregon se regjimi koreanoverior është i vendosur të vazhdojë të sfidojë komunitetin ndërkombëtar duke përshkallëzuar më tej tensionin në rajon dhe kërcënuar në mënyrë serioze sigurinë globale.

 

Qeveria shqiptare i bën thirrje RDPK të ndalojë menjëherë provokimet dhe të kthehet në tryezën e bisedimeve si rruga e vetme për një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme në gadishullin Korean”.​

Vazhdo të lexosh

Reklamë