Ministria e Brendshme ka dënuar ashpër sulmet e rrezikshme të tubimit të 11 majit të mbajtur nga opoizta.

 

Në një deklaratë për mediat, zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari deklaroi se këto akte rrezikojnë të përsëriten edhe në protestën e sotme ndërsa u kërkoi qytetarëve që të distancohen nga këto akte.

 

“Sipas deklaratave mediatike rezulton se organizatorët e dhunës planifikojnë të përsërisin atë edhe sot.  Ata që prodhuan, shpërndanë e përdorën bombat molotov dhe lëndët e tjera të rrezikshme mbi forcat e rendit, në mbrëmjen e 11 majit, do të tentojnë të përsërisin të njëjtat akte dhune edhe në manifestimin e sotëm. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve, të distancohen nga këto grupime dhe akte kriminale dhe të bashkëpunojnë me organet e rendit.”

 

Zv/ministri duke u ndalur edhe tek protesta e të shtunës deklaroi se përdorimi I gazit është një nga metodtat më të ligjshme që mund të përdorë policia përballë qindra bombave me molotov të përdorura nga protestuesit.

 

“Përdorimi i gazit lotsjellës është vetëm një nga mjetet e ligjshme në dispozicion të Policisë së Shtetit. Ai është mjeti i parë që përdorin forcat policore të çdo vendi demokratik, në përballjet me turmat e dhunshme. Përballë qindra bombave molotov të hedhura mbi Policinë duke rrezikuar jetën e punonjësve të saj, nuk mund të ketë asnjë pikëpyetje mbi përdorimin ose jo të këtij mjeti. Ajo për të cilën jemi të shqetësuar është afektimi edhe për disa minuta i qytetarëve, të papërfshirë në tubim, nga gazi lotsjellës.”

 

Ai tha më tej se policia e shtetit, në bashkëpunim Prokurorinë dhe Agjencitë e tjera ligj zbatuese janë në ndjekje dhe po hetojnë të gjithë mekanizmin e ideimit, organizimit dhe ekzekutimit të këtyre akteve, që sipas tij janë, kriminale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *