E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Ministria dogji dokumentet e tenderave”/ Manastirliu: Dikush ta zgjojë Bashën nga gjumi

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka mohuar deklaratën e kryedemokratit Lulzim Basha se në katin e zyrës së prokurimeve në Ministrinë e Shëndetësisë ka rënë zjarr, pak ditë pasi SPAK-u nisi hetimet.

Në një postim në “Facebook”, Manastirliu theksoi se në Ministri nuk ka rënë asnjë zjarr dhe se ky skenar është imagjinatë e liderit demokart.

“Nuk ka asnjë zjarr në Ministrinë e Shëndetësisë! Tymi i zjarrit imagjinar që po shihni dhe dëgjoni, del vetëm nga koka e kryetarit të PD. Dikush duhet t’i hedhë ujë në sy që ta zgjojë nga gjumi!”

Basha tha se materialet e tenderave të kryera në sistemin spitalor janë djegur me qëllim zhdukjen e gjurmëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë