Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 September 2026
Vizion fokus

Detaje nga sekuestrimi i drogës të ardhur nga Kanadaja,...

107 kg drogë nga Kanadaja në Shqipëri, vlera e...

Nga fusha te pronësia! Messi pranë blerjes së klubit...

Britania përplaset me Izraelin, Tel Avivi mbyll konsullatën britanike...

Hungaria vendos veton për anëtarësimine Ukrainës në BE

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran, nafta kalon mbi 100 dollarë...

I dënuar në Bari për trafikim droge, ekstradohet nga...

Reforma territoriale, ambasadori i OSBE: Duhet të vendoset përmes...

Zgjedhje të parakohshme në Serbi, Vuçiç shpërndan Parlamentin

Plagosja e 29 vjeçarit në Kukës, vetëdorëzohet autori, policia:...

Ministri Salla: Bursa Bujqësore, më shumë alternativa dhe fuqi negociuese për fermerët në shitjen e prodhimit

9 Shtator 10:21

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, prezantoi nismën për ngritjen e Bursës Bujqësore, një mekanizëm i ri që synon të ndryshojë mënyrën se si fermerët lidhen me tregun, duke u dhënë më shumë informacion dhe alternativa në momentin e shitjes së prodhimit.

Përmes Bursës Bujqësore, blerësit me shumicë do të mund të deklarojnë produktin që kërkojnë, sasinë, cilësinë dhe çmimin që janë të gatshëm të ofrojnë. Fermerët, nga ana tjetër, do të kenë mundësi të shohin dhe krahasojnë ofertat, duke zgjedhur atë që u leverdis më shumë.

“Kalojmë nga ‘sa është çmimi?’, te ‘kush po e blen dhe cila është oferta më e mirë?’. Çdo ditë, përmes Bursës Bujqësore, ky informacion do të jetë i aksesueshëm për fermerët, duke i lidhur ata drejtpërdrejt me kërkesën reale të tregut”, u shpreh Ministri Salla.

Sipas tij, mekanizmi i ri synon të krijojë një treg më transparent, të organizuar dhe konkurrues, duke rritur njëkohësisht fuqinë negociuese të fermerëve përballë blerësve.

“Ne duam që fermeri të mos jetë vetëm përballë një oferte, por të ketë mundësi të zgjedhë mes ofertave, sepse kur ka më shumë alternativa, ka më shumë mundësi për një çmim më të mirë dhe më të drejtë për punën e fermerit”, theksoi Salla.

Ministri nënvizoi se Bursa Bujqësore vjen edhe si përgjigje ndaj një prej shqetësimeve më të shpeshta të ngritura nga fermerët, çmimit me të cilin shitet prodhimi i tyre.

“Bursa Bujqësore është një hap i ri drejt një tregu më të fortë dhe më të drejtë për fermerin shqiptar”, përfundoi Ministri Salla.

Posted Under:
Aktualitet Anash Politike Vendi

Nga e njëjta kategori

Detaje nga sekuestrimi i drogës të ardhur nga Kanadaja, kanabisi do shitej në Kosovë dhe Shqipëri, si ranë në grackë dy personat

më shumë...

107 kg drogë nga Kanadaja në Shqipëri, vlera e tregut arrinte në 1.2 milionë euro, 2 persona në kërkim

më shumë...

U zgjodh kryetare e Kuvendit, Albulena Haxhiu shtyn seancën konstituive për të premten

më shumë...

Nga fusha te pronësia! Messi pranë blerjes së klubit spanjoll

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:15

Detaje nga sekuestrimi i drogës të ardhur...

3:06

107 kg drogë nga Kanadaja në Shqipëri,...

2:52

U zgjodh kryetare e Kuvendit, Albulena Haxhiu...

2:43

Nga fusha te pronësia! Messi pranë blerjes...

2:37

Britania përplaset me Izraelin, Tel Avivi mbyll...

2:25

Hungaria vendos veton për anëtarësimine Ukrainës në...

2:18

Ia lidhën duart dhe e qëlluan nga...

1:52

Zjarr në kodrat e fshatit Bago të...

1:45

Larje hesapesh?! Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali,...

1:28

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran, nafta kalon mbi...

1:15

Sa gjatë mund ta ruajmë ushqimin në...

1:03

I dënuar në Bari për trafikim droge,...

12:47

Reforma territoriale, ambasadori i OSBE: Duhet të...

12:36

Zgjedhje të parakohshme në Serbi, Vuçiç shpërndan...

12:24

Plagosja e 29 vjeçarit në Kukës, vetëdorëzohet...

12:18

Nis investimi 85 milionë euro për ujërat...

12:18

Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë...

12:17

25 vjet pas 11 Shtatorit, a mund...

12:07

Bojkot edhe në Gjykatën e Vlorës, kufizohen...

11:49

“Demokratët Evropianë” kritikojnë Ramën për protestat, kryeministri:...

Më të klikuarat

  • Larje hesapesh?! Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali, u...
  • Ia lidhën duart dhe e qëlluan nga afër, detaje tronditëse ng...
  • Sulmi verbal ndaj Iris Luarasit, reagon Rama: Çfarë mjerimi...
  • Ndjekja e Iris Luarasit nga protestueset, Koçiu: Kjo nuk ësh...
  • Telefonata e rreme për pak shkaktoi aksident mes zjarrfikëse...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.