Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 August 2026
Vizion fokus

Alarm i KUQ në Priskë, nis evakuimi i banorëve!...

Superkupa e Europës mbetet në Paris, PSG mposht Aston...

E trishtë! Ish-legjenda e Flamurtarit gjendet i vdekur në...

Aksion i RENEA-s në Vlorë, kontrolle në dy banesa...

“Urgjent drejt Tiranës”, situata në Priskë alarmante, thirrrje zjarrfikëseve...

Zjarr i përmasave të mëdha në Vaun e Dejës,...

Begaj: Efektivët e FA meritojnë mirënjohje, po luftojnë me...

Situatë alarmante nga zjarret në Tiranë, flakët vijojnë të...

Zelensky: Disa rajone u rikthyen nën kontrollin e Kievit

Mbyllet dita e 74 e protestës, nis marshimi në...

Ministri Manja: SPAK model suksesi, ka goditur figura të larta të politikës dhe administratës

2 Dhjetor 17:56

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja gjatë fjalës së tij në Kuvendin, në seminarin publik me temë “Veprimet gjithëpërfshirëse në luftën ndaj korrupsioni” vlerësoi punën e bërë nga Prokuroria e Posaçme.

Z.Manja tha se krijimi i SPAK është një hap i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ministri i Drejtësisë deklaroi se Prokuroria e Posaçme ka arritur të hetojë dhe dërgojë në gjyq figura të larta të politikës dhe administratës, si ish-presidentë, ish-kryeministra, ministra, dhe deputetë, çka ka sjellë besim në sistemet e drejtësisë.

Manja: Reforma në drejtësi është gurthemeli i luftës tonë kundër korrupsionit. Procesi i vettingut ka pastruar sistemin nga individë që nuk përmbushnin standardet e integritetit.  Më 21 nëntor 2024, KPK dha vendimin e fundit duke përmbyllur me sukses mandatin sipas kushtetutës dhe ligjit të rivlerësimit së bashku me KP.  Në sitën e vettingut kaluan 805 subjekte: gjyqtarë, prokurorë, këshilltarë ligjorë dhe ndihmës ligjorë. Ky proces ka rikthyer besimin tek drejtësia, duke siguruar që askush të mos jetë mbi ligjin.Krijimi i një sistemi gjyqësor më të fortë dhe të pavarur është faktor kyç në garantimin e sundimit të ligjit dhe në krijimin e një ambienti të favorshëm për investime dhe zhvillim ekonomik.

Organet e reja kushtetuese të sistemit të drejtësisë (KLGJ, KLP dhe Drejtuesi SPAK) si bartëse të ushtrimit të funksioneve të KPK, respektivisht KLGJ për gjyqtarët dhe  KLP për prokurorët e sistemit dhe Drejtuesi i SPAK në ushtrimin e funksioneve të Komisionerit Publik, të vazhdojnë me të njëjtat standarte të krijuara nga procesi i vettingut dhe të certifikuar nga GJEDNJ me qëllim që sistemi të mbahet i pastër nga korrupsioni për të mos rënë përsëri në gjendjen që ishte përpara reformës në drejtësi.

SPAK është  kthyer në model suksesi në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe sot është kthyer në institucionin më të besueshëm për publikun.  Në hetim  ka ulur për gjykim figura të njohura të politikës dhe administratës, duke përfshirë ish-presidentë, ish-kryeministra, ish-zëvendëskryeministra, ministra dhe deputetë. Pasuritë e paligjshme të zyrtarëve të lartë po identifikohen, sekuestrohen dhe konfiskohen.

Krimi i organizuar dhe asetet e tij kriminale janë vënë nën shënjestrën e kësaj strukture speciale dhe në bashkpunim dhe me agjensitë homologe në evropë dhe amerikën latine janë goditur një numër i konsiderueshëm grupesh kriminale.

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
lufta kunder korrupsionit Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Zjarri në Krujë vijon të jetë aktiv, nis ndërhyrja nga ajri

më shumë...

Izolohen dy vatra zjarri në Shkodër, vijon operacioni në Vaun e  Dejës

më shumë...

“Shmangni shpenzimet e bëra nga impulsi”, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

më shumë...

Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:42

Zjarri në Krujë vijon të jetë aktiv,...

8:37

Izolohen dy vatra zjarri në Shkodër, vijon...

8:23

“Shmangni shpenzimet e bëra nga impulsi”, parashikimi...

8:18

Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i...

8:13

Zjarri në Daias, përmirësohet situata, mjetet zjarrfikëse...

12:45

Alarm i KUQ në Priskë, nis evakuimi...

11:36

Situatë alarmante në Priskë! Zjarri përhapet me...

11:20

Vijon zjarri në Drenie, era dhe terreni...

11:08

Superkupa e Europës mbetet në Paris, PSG...

11:07

E trishtë! Ish-legjenda e Flamurtarit gjendet i...

10:59

Aksion i RENEA-s në Vlorë, kontrolle në...

10:50

“Urgjent drejt Tiranës”, situata në Priskë alarmante,...

10:40

Zjarr i përmasave të mëdha në Vaun...

10:29

Begaj: Efektivët e FA meritojnë mirënjohje, po...

10:19

Situatë alarmante nga zjarret në Tiranë, flakët...

10:11

Zelensky: Disa rajone u rikthyen nën kontrollin...

10:11

Nëse doni të kujdeseni për zemrën, ekspertët...

10:04

Mbyllet dita e 74 e protestës, nis...

9:45

Bullgaria po mendon kufizimin e përdorimit të...

9:34

A duhet ta lajmë fytyrën çdo mëngjes?

Më të klikuarat

  • “Ishte çështje nderi”, 36-vjeçari vret gruan dhe kunatin, dy...
  • E trishtë! Ish-legjenda e Flamurtarit gjendet i vdekur në ba...
  • Tension, debate dhe nxjerrje nga salla, Vizion Plus zbardh p...
  • “Urgjent drejt Tiranës”, situata në Priskë alarmante, thirrr...
  • Risi në aeroportin e Rinasit për nënat me fëmijë dhe gratë s...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.