E diel, 27 Shtator 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Ministri Lamallari: Angazhim dhe përkushtim për arritjen e prioriteteve të ndërmarra

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë ministrin e ri të drejtësisë Besfort Lamallarin.

Në fjalën e tij, ministri Lamallari tha se do të dëshironte të shihte nga ekipi të njëjtin angazhim dhe shpejtësi për të ndjekjen e prioriteteve të ndërmarra.

Lamallari: Faleminderit për besimin dhe do ta mbaj me nder detyrën deri në fund. Falënderoj edhe mikun tim zotin Manja. Drejtuar stafit një burrë i mençur më ka thënë që duhet ekip për të bërë sukses. Do të doja të shihja të njëjtin angazhim dhe shpejtësi për të ndjekjen e prioriteteve të ndërmarra. Sidomos për miratimin e paketës ligjore që lidhet me standardet e reformës në drejtësi. Për mbylljen me sukses të punës për Kodin penal dhe Kodin Civil. Dhe për një sistem drejtësie më transparent dhe më llogaridhënës. Kemi punuar prej kohësh edhe për pjesën e digjitalizimit.

/vizionplus.tv

Më shumë video