Subscribe

Për këtë Krishtlindje, në emisionin #DritaremeRudinën, në Vizion Plus vjen një emision ndryshe për turizmi në jug dhe veri. Ndalesa e parë te Gjiri i Lalzit, ku po hidhen themelet e hotelit të parë me 5 yje në bregdetin shqiptar dhe po ndërtohet një histori suksesi për turizmin shqiptar.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, tha për #DritaremeRudinën në Vizion Plus se ishte i kënaqur për ndërtimin e këtij hoteli, si një mundësi e madhe për zhvillimin turizmit dhe të ekonomisë.

Ky është një kantier në zhvillim e sipër dhe shumë mirë që ne po e bëjmë këtë emision në një nga zonat më të zhvilluara turistike të vendit, por që deri tani ka qenë i zhvilluar për sa i përket vilave që shkojnë për shitje-blerje dhe biznes.

Tani ne jemi këtu në një nga propozimet e para, që vjen pas miratimit të propozimeve në parlament, përsa i përket zhvillimit të hoteleve me 5 yje, te brenduara me një emër shumë të madh botëror. Kompania e cila po zhvillon këtë resort, është një komani e cila po bën aplikimin pranë Ministrisë së Turizmit, për një nga hotelet e para, pasi janë disa në vijën bregdetare, të cilët kërkojnë përveçse të kenë një hotel të standardeve me 5 yje, tashmë në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave që përcakton se çfarë do të thotë një hotel me 5 yje në Shqipëri, edhe një marrëveshje të nënshkruar me kompaninë “Melia”, një nga kompanitë e më të mëdha në botë, të zhvillimit të tur operator, duke bërë të mundur që përveçse do të kemi një hotel të mirë, të brenduar, ne do të sigurojmë tre gjëra shumë të rëndësishme, që janë edhe arsyeja pse ne kemi bërë paketën e lehtësirave fiskale.

E para se hoteli do të jetë i cilësisë së lartë.

Së dyti, kompania do të sigurojë që biznesi të jetë i qëndrueshëm. Ka gjithë numrin e duhur, që trajton turizmi në botë, prandaj ka një garanci të madhe që do të ketë suksei.

Dhe e treta, do të jetë si një shkollë për zhvillimin e hoteleri- turizmit në të gjithë zonën, pasi për të siguruar standardet e saj të larta, do të ketë nevojë për më shumë njerëz të kualifikuar.

Ajo që bëmë ne me paketën që miratuam, është që të gjithë këtyre bizneseve, iu dhamë një mundësi të artë, për të afruar këto kompani me emra. Kjo ndodhi pasi paketa ishte e ndërtuar e tillë. Lehtësirat që do të përfitojë një kompani e të bërit të këtij lloj biznesi, është taksa, pasi do të ketë taksë përfitimi për 10 vjet 0. Do të ketë një taksë pasurie 0, vetëm për hotelin, do të ketë një taksë 0 për infrastrukturën dhe kjo do të bëjë të mundur që të ketë një reduktim të madh, të kostos së parë të investimit, për hotelin me 5 yje. Sa i përket këtij hoteli, TVSH do të jetë 6%. Nëpërmjet këtyre lehtësirave, synojmë që biznesi të mos mendojë të bëjë të tilla vila, të cilat janë për shitje, por shumë më tepër se kaq. Të mendojë për struktura hotelerie, shumë të nevojshme për zhvillimin e turizmit në vendin tonë, pasi ato sjellin më shumë turistë, kanë kapacitetin për të afruar më shumë njerëz që vijnë dhe jetojnë jo vetëm në sezonin turistik.

Jemi në fazën që këto vila të mos jenë vetëm për qytetarët e Tiranës apo Durrësit, që e kanë si vilë të dytë dhe vijnë në muajt e verës, por të krijojmë struktura që afrojnë turistë të karaktereve të ndryshme. Hotele të tilla janë shumë të nevojshme, që garantojnë ardhjen e turistëve jashtë sezonit. Në të tillë mënyrë, mund të zgjatet sezoni i pushimeve, jo vetëm në 2 muajt e nxehtë të verës, por deri në 6-8 muaj.

Në kontratën që investitori ka me kompaninë tur operator, thuhet që në 200 ditë të vitit të ketë një shtrirje të turizmit. Sot ka kaq shumë kërkesa të shtrirjes së turizmit jashtë sezonit dhe ne i kemi të gjitha mundësitë. Jemi shumë vonë, për të ofruar struktura të tilla, që lehtësojnë mundësinë e thithjes së turistëve. Prandaj jemi më sy e veshë dhe me gjithë zemrën tonë, për të ndihmuar këto lloje biznesi.

Natyrisht këto janë përpjekjet e para, që si në të gjithë botën vijnë nga investitorët shqiptarë dhe për këtë, sakrifica e tyre duhet të jetë e vlerësuar. Sidomos investitorët e këtij lloj biznesi, duhet të marrin një mirënjohje të madhe nga administrata publike dhe komuniteti, pasi zhvillimi i resorteve të tilla, bën që e gjithë zona të marrë një zhvillim tjetër.

Njerëzit që kanë rezervuar të blejnë këtu, apo njerëzit që do të pushojnë, të gjithë kanë përfitimet e tyre. Zona përreth, njerëzit që jetojnë këtu e perreth në Gjirin e Lalzit, ku e kanë përfitimin?

Zhvillimi me vila dhe me apartamente është për një grup njerëzish që i blejnë dhe investojnë në to, por kjo nuk sjell atë zhvillim që ne duam. Ky është një biznes që shkon në përfitim të investitorit, shkon në të mirën atyre që kanë mundësi t’i blejnë këto vila. Por komuniteti, nuk përfiton atë që duhet, pasi gjatë gjithë vitit pothuajse janë të mbyllura. Janë një biznes që kanë përfitime të momentit. Prandaj është shumë e rëndësishme që të kemi një mundësi fiskale, për investitorë që duan të ndërtojnë edhe hotele. Pasi hoteleria është ajo që e mban të gjallë turizmin, më shumë se sa në 2-3 muajt e vitit. Ajo bën, që edhe të gjithë këta që kanë sistemin e vilave, futen në një sistem menaxhimi, që vilat të jepen me qera, për njerëz këtu, por edhe për emigrantë.

Një hotel me emër, që sjell shumë turistë, do të bëjë që gjithë sistemi i apartamenteve, të futet në sistemin e menaxhimit hotelier, pra të krijojë mundësinë edhe të turistëve ditorë. Kur kemi një sasi të konsiderueshme njerëzish që jetojnë dhe që konsumojmë, padyshim që përftimi i të gjithë zonës është maksimal.

Ne kemi folur shpesh se sa do të përfitojë komuniteti, jo vetëm njerëzit e komunës së Ishmit. Gjithë qarku i Durrësit, Ishëm, Maminës, Manzë, ka njerëz shumë punëtorë që prodhojnë shumë blegtori dhe bujqësi dhe ofrojnë produkte. Të gjithë prodhimet e kësaj zone nuk do të mjaftojnë që të furnizojnë këto hotele.

Kjo është kontratë e bërë me investitorët, nuk është tashmë një ëndërr. Do të krijohen shumë mundësi për zhvillimin e zonës. Unë e njoh mirë zonën, sepse kam qenë deputet i saj , di të flas shumë se sa prodhohet dhe sa punëtorë janë njerëzit.

Duam që të mos zhvillojmë vetëm turizmin në fshatra turistike, të cilat kanë rëndësinë e tyre dhe janë investime që duhet të sjellin zhvillim të zonës. Por, nëse nuk kemi hoteleri, nuk kemi turistë që të vijnë me shumicë, atëherë do ta kemi më të vështirë. Në këtë zonë kemi edhe një kërkesë tjetër për një hotel me 5 yje, që filloi të diskutohej pasi paketa kaloi në parlament. Them se është nga ato zona ku duhet të kemi një ruajtje perfekte të ekuilibrit, mes fshatrave turistikë dhe një përqindje shumë të madhe të hotelerisë. Është shumë e nevojshme që turizmi të zhvillohet dhe të ketë jetë jashtë sezonit.

Jemi në mes të një hapësire që pret të perfundoje. Kete dhe turizmin shqiptar, çfare i pret kësaj vere?

Nëse më pyesni mua në cilësinë e Ministrit të Turizmit, do të doja që kjo hapësirë të përfundonte që nesër, sepse shtohet numri i hapësirave turistike në vendin tonë. Nëse më pyesni në cilësinë e administratori publik, padyshim që kjo kërkon kohën e vet, për t’u realizuar. Por unë shumë më tepër i interesuar jam kur do të fillojë dhe kur do të mbarojë hoteli, pasi sipas statistikave, Shqipëria është në një mungesë të madhe të kapacitetit turistik.

Kjo na ka bërë ne që të jemi në një lloj fashe turizmi të ulët, prandaj sa më shpejt që të ketë mundësi biznesi që të krijojë kapacitet të një cilësie më të lartë turizmi, ne do të kemi mundësi që me më pak turistë, të kemi më shumë përfitim.

Shqipëria nuk mund të hyjë në fashën e turizmit të lirë dhe të turizmit që nuk konsumon. Kjo ka të mirë faktin se mirëmban sistemin, por është sistemi që nuk prodhon atë ekonomi që ne duam.

Prandaj, janë bërë politika fiskale, që të nxitet sa më shumë investimi në hoteleri të nivelit të lartë, që krijon mundësi që të vijnë sa më shumë turistë evropianë, që konsumojnë më shumë, qëndrojnë më gjatë sesa 45 ditët e sezonit turistik dhe sjellin më shumë ekonomi. Unë e kam thënë disa herë edhe në emisionin tuaj, dhe më lejoni ta përsëris, që ne duhet të kemi mundësi që industrinë e turizmit të mos ta kemi vetëm industri shërbimesh, por ta kemi një ekonomi të kapitalizuar, që sjell para dhe mirëqenie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *