E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ministri italian pret kryeministrin Rama: Mbështesim hapjen e negociatave brenda vitit

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Itali, u prit mbrëmjen e kësaj të mërkurë nga ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio. Në takim u nënvizua dakordësia për veprim konkret në arritjen e planeve të përbashkëta.

 

“Si objektiv ne kemi përforcimin e marrëdhënieve tona dhe në muajt e ardhshëm ti kemi operative idetë e për këtë ramë dakord për një plan veprimi në të gjithë sektorët strategjikë përfshirë infrastrukturën. Po ashtu mund të mbështetemi në praninë e sipërmarrjeve italiane që veprojnë në tregun shqiptar duke dhënë një kontribut në rritjen e punësimit dhe mirqënies ekonomike”, tha Di Maio.

 

Reklamë

Di Maio përsëriti edhe njëherë mbështetjen për hapjen e negociatave brenda këtij viti, si një mesazh besueshmërie e unionit në rajon.

 

Ndërsa kryeministri Rama theksoi se vizita zyrtare në Romë i shërbeu thelbësisht forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.

 

“Shpresoj shumë që të mund të jeni të pranishëm vitin e ardhshëm në javën italiane që duam të organizojmë në muajin qershor, do ju mirëpresim për të vazhduar punën së bashku mbi projektete që kanë të bëjnë me ekonominë detare, ato infrastrukturore dhe të enërgjisë, bujqësia, tranzicioni ekologjik, hekurudhat, kultura dhe turzimi”, deklaroi Rama.

 

Shefi i ekzekutivit dhe delegacioni shoqërues gjithashtu u pritën nga kryetari i sapozgjedhur i Bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri, i cili vlerësoi miqësinë me Tiranën dhe u shpreh i gatshëm për të thelluar bashkëpunimin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë