Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani zhvilloi një vizitë zyrtare në Letoni, ku u prit nga ministrja e Jashtme Baiba Braže.
Hasani vlerësoi Letoninë për mbështetjen e saj të vazhdueshme ndaj Shqipërisë në procesin e Integrimit Evropian, duke e konsideruar zgjerimin si një investim në paqen dhe qëndrueshmërinë e Evropës.
Gjatë qendrimit në Riga, ministri i Jashtëm vizitoi edhe kontingjentin shqiptar të Forcave të Armatosura në kampin Adaži.
Këtë vit shënohen 97 vite nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Letonisë.
/vizionplus.tv





