Subscribe

Kryeministri grek, Kiriakos Mitsotakis pritet të zhvilloi takim zyrtar  me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan me 14 qershor në Samitin e  NATO-s në Bruksel.

Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Cavusoglu vizitoi Athinën ku është takuar  me kryeministrin Mitsotaki si dhe me homologun e tij grek, Nikos Dendias.

 

Në një konferencë për shtypë Dendias njoftoi së dy vendet kanë rënë dakord për njohjen e ndërsjellë të “certifikatave” te vaksinimit Covid-19 për të ndihmuar sektorin e turizmit.

 

NIKOS DENDIAS       

MINISTER I JASHTEM I GREQISE

 

“Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për pozicionet e ndryshme dhe të kundërta që ne kemi me Turqinë. Në këtë takim është rënë dakord për një listë të kufizuar në bashkëpunimin ekonomik siç është “njohja e ndërsjellë” e certifikatave covid-19. Ky vendim u morë  në mënyrë që të lejojë Turizmin të mbështesë të dy vendet me vizita nga qytetarët Grekë dhe Turq. Takimi i sotëm ishte një mundësi për të zyrtarizuar edhe  takimin  midis Mitsotakis dhe presidentit turk Erdogan në periferi të Samitit të NATO-s”

 

Ndërkohë ministri turk shprehu gatishmërinë e Ankarasë për të zgjidhur çështjet pezull sa më shpejtë.

 

MEVLUT CAVUSOGLU

MINISTER I JASHTEM TURK

 

“Ne duam të vazhdojmë marrëdhëniet tona me Greqinë pa kushte. Si Turqi, ne jemi gati për dialog dhe takime të pakushtëzuara me Greqinë në mënyrë që të zhvillojmë marrëdhëniet tona në çdo fushë. Tani kemi filluar të punojmë në projekte specifike të përqendruara në veprim dhe bashkëpunim.  Marrëveshja jonë sot do të kontribuojë pozitivisht dhe reciprokisht në sektorët tanë të turizmit.”

 

Mosmarrëveshjet që mbeten ende të pazgjidhura mes dy vendeve përfshinë politikat e migrimit si dhe rezervat e gazit natyror në Mesdhe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *