Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov mbërriti në Pekin të hënën për të nxjerrë në pah lidhjet e ngushta diplomatike me Kikën në mes të luftës së ashpërs të Mokës kundër Ukrainës.

Dy shtetet autoritare, kërkojnë të fitojnë ndikim në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut. Kina ka mbështetur pretendimin e Rusisë se presidenti Vladimir Putin filloi sulmin e tij në vitin 2022 për shkak të provokimeve perëndimore, pa paraqitur asnjë provë të fortë.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass tha se ministrat do të “diskutojnë situatën në Ukrainë dhe rajonin e Azi-Paqësorit, çështjet e bashkëpunimit dypalësh dhe ndërveprimit në arenën ndërkombëtare”, duke cituar zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.

Lavrov pritet të takohet me homologun e tij kinez Wang Yi, i cili ka vizituar Rusinë gjatë konfliktit dhe ka mbajtur linjën e Kinës për të mos e cilësuar luftën ruse në Ukrainë një pushtim.

Kina dhe Rusia kanë mbajtur stërvitje të përbashkëta ushtarake dhe shihen si përpjekje për të zëvendësuar demokracitë me diktatura në zonat ku ato kanë ndikim.

Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme të Kinës, Mao Ning u tha gazetarëve të hënën se “Kina ka një pozicion objektiv dhe të drejtë për çështjen e Ukrainës”.

“Ne kemi promovuar në mënyrë aktive bisedimet e paqes dhe zgjidhjet politike. Kina nuk është krijuese apo palë në krizën e Ukrainës dhe ne nuk kemi dhe nuk do të bëjmë asgjë për të përfituar prej saj”, u tha Mao gazetarëve në një konferencë shtypi.

Kina ka thënë gjithashtu se nuk po i ofronte Rusisë armë apo ndihmë ushtarake, megjithëse ka mbajtur lidhje të forta ekonomike me Moskën, së bashku me Indinë dhe vende të tjera.

“Ne gjithmonë kemi kontrolluar eksportin e artikujve me përdorim të dyfishtë në përputhje me ligjin,” tha Mao, duke iu referuar artikujve industrialë që mund të përdoren si për qëllime industriale ashtu edhe për ato ushtarake, siç janë dronët.

Nga ana tjetër, në një telefonatë javën e kaluar me liderin kinez Xi Jinping, presidenti i SHBA-së Joe Biden i bëri presion Kinës mbi marrëdhëniet e saj me Rusinë.

Ai i bëri thirrje Pekinit që të ushtrojë ndikimin e tij mbi Korenë e Veriut për të frenuar fuqinë bërthamore./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *