Në takimin me kryeministrin Edi Rama, ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio njoftoi ngritjen e një komisioni ekonomik nga të dyja vendet për bashkëpunimin tregtar dhe investime.

 

“Marrëdhënie tona ekonomike tregtare janë shumë të forta sikurse është treguar nga fakti që Italia është furnitori i parë i Shqipërisë. Qëndrueshmëria e raporteve tona është e tillë që ne duhet të bëjm edhe më mirë. Veçanërisht jam i gëzuar sot pasi kemi nënshkruar një deklaratë të përbashkët për të ndërtuar një komision ekonomik që do të ngrihet në formë dialogu dhe ballafaqimi për mundësi tregtare dhe investimi mes dy vendeve tona si dhe për të përballuar dhe për të zgjidhur pikat kritike të marrëdhënieve dy palëshe dhe në kuadrin ekonomik. Është një kuadër premtues ai i insfrastrukturave. Një aspekt i lidhur me përforcimin e marrëdhënieve tona ekonomike-tregtare është dhe ajo e përhapjes së gjuhës italiane në Shqipëri. Shpresojmë për këtë një prani më të lartë të arsimit italian në Shqipëri. Një vendim i tillë do të ishte në një linjë me zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Italia gjithmonë ka qenë pranë Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në BE dhe mbështet me bindje rrugëtimin e reformave të brendshme. Përpjekjet tona do të jenë konstante, do punojmë që të thirret konfereca e parë ndërqeveritare qoftë me shqiptarët si dhe me Maqedoninë e Veriut. Do të nxisim sa më shpejtë këtë mbledhje. Me Ramën folëm dhe për tema të tjera të lidhura me pandeminë që është një vështirësi në rang botëror. Për këtë do të kemi gatishmërinë për të punuar së bashku.!”

 

Rama shtoi se ata diskutuan për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe pasojat që ka shkaktuar pandemia. Po ashtu, ai e falënderoi ministrin Di Maio, duke e cilësuar avokat të integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *