E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ministri i Jashtëm holandez: Shqipëria nuk është gati për negociatat

Ministri i jashtëm hollandez, Stef Blok duket se nuk i është përgjigjur pozitivisht apelit të një dite më parë nga krerët e Brukselit të cilët pohuan njëzëri se ka ardhur koha që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të marrin një përgjigje pozitive për hapjen e negociatave të antarësismit.

 

Sipas mediave hollandeze, ministri Blok ka deklaruar se Tirana ka akoma shumë punë për të bërë.

 

Reklamë

“Shqipëria nuk është ende gati pasi duhet të ndërmarrë hapa të mëtejshëm, veçanërisht në trajtimin e korrupsionit dhe përmirësimin e sundimit të ligjit. Ndërsa Maqedonia Veriore ka bërë hapa të mëdha përpara. Progresi në sundimin e ligjit duhet të vazhdohet.”

 

Deklarata e ministrit Blok nuk shpreh domosdoshmërisht qëndrimin që do të mbajë Hollanda pasi vendimi zyrtar do të votohet të martën në parlament.

Ndërsa ministrat e jashtëm të vendeve antare do të takohen në Bruksel në mesin e muajit tetor ku do te vendoset perfundimisht fati i negociatave per dy vendet

Vazhdo të lexosh

Reklamë