Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias pritet të hënën të vizitojë Tiranën.

 

Mësohet se kjo vizitë do të jetë në kuadër të javës greke në Shqipëri. Në axhendën e ministrit të jashtëm grek është parashikuar dhe një takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

 

Lajmin e vizitës së diplomatit grek në Tiranë e publikoi dhe Ambasada Shqiptare në Greqi.

 

“Ambasadorja Luela Hajdaraga, u prit sot në një takim nga Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, z. Νίkos Dendias, në prag të vizitës së tij në Tiranë, ku në një frymë miqësore diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështje rajonale”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ambasadës shqiptare në Athinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *