Subscribe

8 zyrtare te larte janë shkarkuar nga ministri i drejtësisë Gazmend Bardhi per shkak te përfshirjes se tyre ne fushatën elektorale. Zyrtaret e shkarkuar kane shërbyer si drejtues pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Sistemit të Burgjeve dhe Zyrës së Përmbarimit, dhe rastet e tyre jane dërguar ne Prokurori per t’u hetuar për veprën penale të përfshirjes në kundërshtim me ligjin në fushatën zgjedhore të një subjekti zgjedhor.

 

Sipas njoftimit te Ministrisë se Drejtësisë, shkarkimi i tyre erdhi pas inspektimeve te kryera nga strukturat e Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, te cilat provuan përfshirjen e tyre në fushatën zgjedhore në kundërshtim me ligjin, si dhe neglizhencë e theksuar në kryerjen e detyrave.

 

Por ministri i drejtësisë Gazmend Bardhi ka kërkuar edhe pezullimin nga te detyra te sekretares se përgjithshme te Ministrisë se Drejtësisë Juliana Hoxha e cila nuk mund te qëndroje ne detyre, pasi është kandidate per deputete e Partisë Socialiste.

 

Qe prej 22 majit kur Gazmend Bardhi mori detyrën si ministër i drejtësisë pas marrëveshjes PD-PS,10 zyrtare te larte jane shkarkuar nga detyra per shkak te përfshirjes ne fushate elektorale.

 

Tetë zyrtarët e shkarkuar janë:

 

Drejtori i IEVP (Instituti i Vuajtjes së Dënimit) Burrel Fatjon Kurti,

 

Kryetari i Përmbarimit Durrës, Surin Hoxha,

 

Drejtori i IEVP Fier, Jetnor Krakulli,

 

Drejtori i IEVP lezhë Eduard Kurti,

 

Drejtuesi i ZRVPP (Hipoteka) Sarandë, Adriana Shehu,

 

Drejtori i ZVRPP Durrës, Ani Dyrmishi,

 

Drejtori i IEVP Rrogozhinë  Ahmet Bala

 

Drejtori i Burgut Lezhë Eduart Kurti.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *