Ministri I Brendshëm Italian I cili është një tifoz I zjarrte I Milanit nuk I ka kursyer sulmet drejt Higuain.
Matteo Salvini e ka quajtur bomberin argjentinas një mercenar I cili bën mirë të mos kthehet më fare në Milano.
“U soll në mënyrë të turpshme. Shpresoj të mos e shoh më vërdalle në Milano. Mua nuk më pëlqejnë mercenaret.
Salvini I cili është edhe zv.kryeministër I Italisë e që nuk lë asnjë ndeshje të kuqezinjve pa ndjekur në stadium, vlerësoi edhe paraqitjen e Milanit kundër Napolit dhe në mënyrë të vecantë mënyrën sesi debutoi sulmuesi I ri Piatek.