E hënë, 16 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ministri Hasani viziton Finlandën, në fokus integrimi i Ballkanit dhe siguria

Në ditën e parë të vizitës zyrtare në Helsinki, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, u prit në një takim nga homologia e tij e  finlandës, Elina Valtonen.

Në fokus të diskutimeve ishin marrëdhëniet e mira dypalëshe mes dy vendeve, zgjerimi i BE-së dhe sigurinë globale.

Shefi i diplomacise shqiptare vlerësoi mbështetjen e finlandës në rrugëtimin e  vendit tone drejt anëtarësimit në BE, teksa ritheksoi se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet për mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare.

Hasani zhvilloi gjithashtu një takim  edhe me presidentin e Finlandës, Alexander Stubb. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë