E mërkurë, 30 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ministri Hasani uron kreun e ri të NATO-s: Udhëheqja juaj do të jetë thelbësore në forcimin e mëtejshëm të Aleancës

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka uruar kreun e ri të NATO-s, Mark Rutte, për marrjen e detyrës.

Ai shkruan se udhëheqja e Rutte do të jetë jetë thelbësore në forcimin e mëtejshëm të Aleancës në një kohë vendimtare për unitetin transatlantik.

Reklamë

“Urime Mark Rutte për marrjen e rolit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Udhëheqja juaj do të jetë thelbësore në forcimin e mëtejshëm të Aleancës sonë në një kohë vendimtare për unitetin transatlantik, shkruan Igli Hasani në X.

Mark Rutte mori të martën zyrtarisht detyrën si drejtues i NATO-s nga paraardhësi i tij, Jens Stoltenberg, dhe ka një mandat 10-vjeçar në krye të Aleancës politiko-ushtarake më të madhe në botë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë