E shtunë, 26 Shtator 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:55 Në vijim ora 03:55: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ministri Hasani: Shqipëria do të mikpresë Samitin e Aleancës në 2027

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani në fjalën e tij gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët këtë të premte tha se ky vit ka shënuar 15 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO një hap i rëndësishëm për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Ministri shtoi se në vitin 2027 vendi ynë mikpret Samitin e Aleancës.

Hasani: Ky vit ka shënuar 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, një hap të rëndësishëm për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Shqipëria mbetet e angazhuar në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe ka mirëpritur angazhimin e NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Hapja e bazës ajrore taktike të NATO-s në Kuçovë është një shembull i investimeve të Aleancës në Shqipëri, duke siguruar stabilitet për rajonin.

Nënshkrimi i Letrës së Qëllimit me Italinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Rumaninë për realizimin e projekteve të Korridorit VIII Pan-Evropian. Ky korridor do të lidhë detin Adriatik me Detin e Zi, dhe ka një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të rajonit.

Në qershor 2024, Shqipëria u bë vendi i 36-të anëtar i Qendrës së Ekselencës për kërcënimet hibride në Helsinki, duke forcuar kështu angazhimin e saj në sigurinë globale.

Po ashtu, ka nisur bashkëpunimi konkret me NATO-n për organizimin e Samitit të Aleancës në Tiranë në vitin 2027, ku Shqipëria do të jetë vendi i parë që do të presë një ngjarje kaq të rëndësishme në rajon.

https://www.facebook.com/AlbanianMEFA/videos/969594748389662/

Vazhdo të lexosh