Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ditën e sotme ka pritur Kryetarin e radhës së OSBE, Ian Borg, njëherësh zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Maltës.
Në nisje të fjalës së tij, ministri Hasani theksoi se Shqipëria vlerëson angazhimin e Maltës për marrjen e përgjegjësisë të kryesimit të OSBE në këto momente kaq të rëndësishme dhe sfiduese për sigurinë e kontinetit. Gjithashtu ministri theksoi se Shqipëria ka ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyera me Maltën, të cilat vazhdojnë të forcohen.
Lexo edhe :
Related Posts
Ministri Hasani: Gjatë takimit shkëmbyem mendime mbi rolin kyç të OSBE për ruajtejn e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit. Diskutuam nevojën për të përmirësuar koordinimin mes shteteve pjesëmarrëse, për të forcuar mekanizmat e qeverisjes dhe për të rritur efektivitetin e politikave të OSBE në përballimin e këtyre sfidave. Theksuam rëndësisnë e arritjes së konsensusit në çështjet kyçe për funksionimin e duhur dhe efektiv të organizatës. Nënvizova me ministrin qëndrimin tonë të palëkundur në mbështetje të Ukrainës. Në Këshillim e ardhshëm ministror të OSBE në Maltë në 4-5 dhjetor e shohim si përparësi që diskutimet tona të fokusohen në përmbushjen e misionit kryesor të organizatës për përmirësimin e paqes dhe sigurisë në rajon.
Vlerësova mbështetjen dhe rolin ndaj presidencës së OSBE në Tiranë në reforma të rëndësishme në vendin tonë. Prezenca ka ndikuar në rritjen e kapaciteteve të qeverisë, institucioneve por dhe shoqërisë shqiptare për të qenë pjesë integrale e familjes së vendeve demokratike ku sundimi i ligjit dhe ekonomia e tregut ekzistojnë. Kemi ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe me Maltën të cilat vazhdojnë të forcohen. Ekonomia është një nga shtyllat kryesore të këtij partneriteti, të cilën synojmë ta çojmë më tej në shumë sektorë. Prioriteti ynë mbetet ruajtja e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe promovimi i stabilitetit politik, paqes dhe zhvillimit ekonomik në rajon. Një Evropë juglindore e sigurt dhe e qëndrueshme sjell dobi jo vetëm për Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit, por për të gjithë Evropën.
Ministri gjithashtu i shprehu mirënjohje kolegut të tij për mbështetjen e vazhdueshme të Maltës ndaj axhenës së integrimit evropian të Shqipërisë dhe shprehu bindjen se kjo mbështetje do të vazhdojë.
Ministri Hasani: Përkushtimi i Shqipërisë, rezultatet e jashtëzakonshme të procesit të reformave si dhe besueshmëria e plotë në drejtim të qëllimeve tona për integrim në BE u konfirmua dhe me nisjen e negociatave të anëtarësimit për grup-kapitullin e parë në 15 tetor 2024. Ky ishte një sinjal i shumëpritur nga BE. Shqipëria ëhstë më e angazhuar se kurrë për të përmbushur detyrimet e saj në avancimin e negociatave të anëtarësimit./vizionplus.tv






