E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ministri Hasani përfundon vizitën në Doha: Diskutuam mbi çështjet e ngutshme globale, forcojmë marrëdhëniet Shqipëri-Katar

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashme, Igli Hasani ka përfunduar vizitën dy ditore në Katar.

Ministri Hasani, me ftesë së Shkëlqesisë së Tij, Sulltan bin Saad Al-Muraikhi, mori pjesë në forumin prestigjioz të Doha-s.

Hasani bën me dije se gjatë vizitës së tij në Katar, me homologë dhe ekspertë të njohur diskutuan mbi çështje të ngutshme globale.

Gjithashtu me ministrin Al-Muraikhi, shefi i diplomacisë shqiptare diskutoi mundësitë për të ngritur më tej marrëdhëniet, tashmë të forta mes Katarit dhe Shqipërisë.

Reklamë

Ministri Hasani: Përfundova vizitën dyditore në Katar, ku mora pjesë në forumin prestigjioz të Doha-s,  me ftesë të Shkëlqesisë së Tij, Sulltan bin Saad Al-Muraikhi. Me homologë dhe ekspertë të njohur diskutuam mbi çështje të ngutshme globale dhe mora pjesë në panelin mbi sigurinë energjetike, në kontekstin aktual gjeopolitik në Evropë dhe Azi.

Në një takim dypalësh me ministrin Al-Muraikhi, diskutuam mundësitë për të ngritur më tej marrëdhëniet, tashmë të forta mes Katarit dhe Shqipërisë, me fokus bashkëpunimin ekonomik dhe politik. Shfrytëzova gjithashtu rastin të përgëzoj ministrin për rolin thelbësor të Katarit në nxitjen e stabilitetit në Lindjen e Mesme.

Gjatë forumit u takova me drejtues të lartë të Dhomës së Tregtisë  dhe drejtorin e Fondit për Zhvillim të Katarit, ku diskutuam mbi rrugë konkrete për bashkëpunim mes vendeve tona.

Vazhdo të lexosh

Reklamë