Vizitat në sitet kulturore të Shqipërisë tashmë bëhen më të lehta dhe më moderne. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, njoftoi sot zyrtarisht nisjen e shërbimit të ri elektronik për blerjen online të biletave për muzetë, kalatë dhe parqet arkeologjike të vendit, përmes platformës e-Albania.
“Nga sot, qytetarët dhe turistët mund të blejnë biletat e tyre pa radhë, thjesht përmes telefonit ose kompjuterit, duke përfituar një eksperiencë më të shpejtë dhe moderne për vizitat kulturore në vend”, deklaroi ministri Gonxhja.
Ky i fundit sqaroi më tej hapat që do ndiqen për blerjen e biletës.
“Zgjidhni “Biletaria online për sitet kulturore” në e-Albania; caktoni sitin që dëshironi të vizitoni; përzgjidhni llojin e biletës; kryeni pagesën online”, sqaroi Gonxhja. Ministri theksoi se bileta vjen menjëherë në e-mail dhe është e vlefshme për 1 muaj.
Nëpërmjet këtij shërbimi mund të vizitohen:
-Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Krujë
-Muzeun Kombëtar Etnografik, Krujë
-Muzeun Kombëtar Ikonografik “Onufri”, Berat
-Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, Shkodër
-Kalaja e Shkodrës
-Kalaja e Gjirokastrës
-Parku Kombëtar Arkeologjik Apolloni, Fier
/vizionplus.tv





