Ministri i infrastrukturës dhe energjisë Damian Gjiknuri inspektoi punimet që po kryhen për asfaltimin e segmentit rrugor që lidh fierin me plazhin e Semanit. Ky aks qe ishte në gjendje shumë të amortizuar përdoret në vijimësi edhe nga banorët e më shumë se 14 fshatrave.

 

Përveç banorëve kjo rrugë do të lehtësojë lëvizjen e turistëve drejt parkut arkeologjik të Apolonisë. Sipas Gjiknurit, po punohet edhe për një tjetër investim të mundshëm, në një nga nënstacionet elektrike përfshirë dhe linjën 35 kilovolt e cila furnizon hidrovorin por përmirëson dhe furnizimin me energji elektrike te zonës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *