Subscribe

Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri bashkë me administratorin e OSHEE Adrian Çela inspektuan punimet për ndërtimin e nënstacionit të ri në zonën e Gjirit të Lalzit. Investimi parashikohet të përfundojë plotësisht në fillim të vitit të ardhshëm.

 

Damian Gjiknuri: “Investimet në këtë fazë do të fokusohen në dy drejtime: Një, duke i paraprirë zhvillimeve të mundshme apo duke investuar në ato zona që kanë potencial të madh të rritjes ekonomike, siç janë zonat me përparësi turizmi. Këtu jemi në një nga zonat, por njëkohësisht do të investohet në zonën e bregut, në zonën e Orikumit dhe në bregdetin e Velipojës në mënyrë që i gjithë brezi ku pritet një investim i madh në fushën e turizmit dhe ku do të ketë aktivitet ekonomik të shtuar do të mbulohet me një furnizim bashkëkohor të energjisë elektrike”.

 

Për ministrin Gjiknuri objektiv i rëndësishëm është edhe kryerja e investimeve në ato element që çojnë në mirëmenaxhimin e kompanisë.

 

Investimet do të drejtohen në miradministrim dhe uljen e humbjeve që do të thotë investimet e ardhshme do të fokusohen në sistemet e matjes, në sistemet e menaxhimit të flukseve të energjisë në mënyrë që të administrohen më mirë të ardhurat nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe që do të bëjnë të mundur në të ardhmen edhe fillimin e hapave të parë të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike.

 

Deri më tani OSHEE ka investuar mbi 1.5 miliard lekë për infrastrukturën energjetike nga Gjiri i Lalzit e deri në Golem.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *