Teksa i gjithë vendi është pushtuar nga reshjet intensive të shiut, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se punonjësit e policisë janë në gatishmëri për të ndihmuar.

 

Ai premtoi në “Facebook” se asnjë qytetar nuk do të mbetet vetëm dhe se do t’i jepet ndihma që i nevojitet.

 

“Punonjësit e Policisë së Shtetit në gatishmëri të plotë në të gjitha zonat me risk për të ndihmuar qytetarët në rast evakuimi dhe apo për çdo lloj emergjence tjetër. Shtabet e emergjencave në njësitë e qeverisjes vendore koordinojnë të gjithë punën për përballimin e kësaj situate të përkohshme të shkaktuar nga reshjet intensive të ditëve të fundit. Askush nuk do të jetë vetëm.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *