Terroristët po përpiqen të përdorin fluturimet evakuuese nga Afganistani në Britani për të kryer sulme, paralajmëroi sot ministri britanik i Forcave të Armatosura, James Heappey.

 

Ai deklaroi se ata duan të shfrytëzojnë kaosin në Kabul që të futen në Britani dhe më pas të shkaktojnë dëm.

 

Për këtë arsye, shtoi ai, kontrollet e imtësishme janë të nevojshme.

 

“Ne do të donim të hapnim portat dhe t’i linim njerëzit të evakuoheshin më shpejt, por ka njerëz që hiqen si viktima që po përpiqen të hipin në disa fluturime britanike që ne i kemi identifikuar në kontrollet tona si të tilla. Pra, kontrollet që po bëhen janë plotësisht të nevojshme, sepse ka njerëz që përpiqen të përfitojnë nga ky proces për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar për të na shkaktuar dëm.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *