E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 3 minuta më parë
Kronikë

Ministri Balla nga Peshtani në Fier: Zjarrvënia është vepër penale dhe do të kërkojmë ndëshkim ekzemplar për këdo

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte pasditen e sotme në Peshtan të Fierit për të parë nga afër situatën e krijuar nga zjarri që ka përfshirë kodrat me Pisha të Pershtanit. Prej dy ditësh forcat zjarrëfikëse kanë vijuar punën për shuarjen e zjarrit, ndërsa sot i erdhi në ndihmë edhe një helikopter nga ajri.

Ministri Balla teksa pa nga afër situatën deklaroi se aktualisht përveç Fierit ka dhe një situatë të vështirë zjarri edhe në Vlorë

“Po ndjekim situatën e vatrave të zjarrit në disa qarqe të Shqipërisë. Aktualisht përveç Fierit ku jam aktualisht, kemi një situatë të vështirë edhe në Vlorë. Në Fier kemi ndërhyrë gjatë ditës edhe nga ajri përmes helikopterit. Kemi ndaluar personin që dyshohet se ka shkaktuar zjarrin. Zjarrvënia është vepër penale dhe do të kërkojmë ndërshkim ekzemplar për këdo”, tha Balla.

Vazhdo të lexosh

Reklamë