Kryeministri Edi Rama u ka prezantuar katër ministrat e rinj deputetëve socialist. Në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, kreu i qeverisë bëri me dije vendimin e kryesisë së partisë. Pas prezantimit, kryeministri Rama është përqendruar në mënyrë të veçantë në përgatitjet dhe organizimin për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Ai u ka kërkuar deputetëve që të dalin në bazë dhe të kontaktojnë me elektoratin, për t’u bërë me dije reformat e ndërmarra nga qeveria dhe mazhoranca. Burimet thanë se kryeministri ka vlerësuar si tejet të rëndësishme garën e ardhshme politike, për të fituar një mandat të dytë qeverisës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *