Ministrat e jashtëm të ekonomive me te fuqishme te botes u takuan këtë të  hënë për herë të parë në londër  pas dy vitesh, për shkak të situatës e krijuar nga pandemia.

Sekretari i Shtetit amerikan, antony blinken në një konferencë  te perbashket me me homologun britanik Dominic Raab, tha se vendet perendimore nuk duan të pëngojnë pekinin por kërkojnn që ata të zbatojnë ligjet nderkombetare ndersa ka ritheksuar mbeshtetjen ndaj ukrainës.

 

ANTONY BLINKEN

SEKRTETAR I SHTETIT AMERIKAN

 

“Nuk është qëllimi ynë të përpiqemi të frenojmë Kinën ose ta pengojmë atë, perëndimi synon të mbrojë rendin e bazuar në rregullat ndërkombëtare nga përpjekjet e çdo vendi, përfshirë Kinën, për ta destabilizuar atë. Ne gjithashtu kemi rikonfirmuar mbështetjen tonë të palëkundur për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.Ne nuk përpiqemi të rrisim tensionet; ne do të preferonim të kishim një marrëdhënie më të qëndrueshme, më të parashikueshme. Dhe nëse Rusia lëviz në atë drejtim, ashtu do të bëjmë edhe ne.”

 

Edhe diplomati britanik është shprehur se takimi i përfaqësuesve të lartë në londër do të ketë një ndikim pozitiv për të zgjidhur ceshtjet që kanë mbetur pezull.

 

DOMINIC RAAB

SEKRETAR I JASHTËM BRITANIK

 

“Unë e shoh qartë kërkesën në rritje dhe nevojën për grupe të vendeve me ndikim të lartë të cilat kanë të njëjtat pikëpamje, që ndajnë të njëjtat vlera dhe që duan të mbrojnë sistemin shumëpalësh. Presidenca e G7 e Mbretërisë së Bashkuar është një mundësi për të bashkuar shoqëri të hapura, demokratike dhe për të demonstruar unitet në një kohë kur është shumë e nevojshme për të trajtuar sfidat e përbashkëta dhe kërcënimet në rritje.”

 

Çështjet kryesore, të cilat do të diskutohen në samit janë pandemia e COVID-19, ndryshimi i klimës, tërheqja e trupave nga Afganistani si dhe rreziqe të mundshme nga kina dhe rusia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *