Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
16 May 2026
Vizion fokus

Dyshime për shpërdorim detyre dhe ndërtime pa leje, AMP...

Raporti i BE-së paralajmëron për rritje të rrezikut terrorist...

Izraeli dhe Libani zgjasin armëpushimin me 45 ditë

Zelensky: Rusia po përpiqet ta përfshijë edhe Bjellorusinë në...

Akuzohet si spiun rus, ekstradohet nga Spanja në Gjermani...

Lufta në Lindjen e Mesme, FMN: Rrezik recesioni e...

Hita në diplomimin e studentëve të Akademisë së Sigurisë:...

Rama nga Estonia: Shqiptarët janë talebanë pro Perëndimit, me...

BE frikësohet nga sabotimi i Kinës, rishikon varësinë nga...

Arrestohet drejtori i policisë së Beogradit, dyshohet për fshehje...

Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konfliktet

25 Nëntor 10:28

Ministrat e Jashtëm të Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7) zhvillojnë takime dyditore afër Romës, së bashku me homologët e tyre nga Lindja e Mesme. Ata më pas do të diskutojnë edhe për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Ministrat e G7-ës do të diskutojnë edhe për vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për lëshimin e fletarrestimeve për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe shefit ushtarak të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe “për efektet e mundshme të krizës aktuale në Liban dhe Gazë”, tha Ministria e Jashtme e Italisë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të marrë pjesë në takimet me ministrat e tjetër të Jashtëm nga shtetet e tjera të G7-së: Britania, Kanadaja, Gjermania, Franca dhe Japonia.

Mikpritës i takimeve është ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani.

Sesioni i parë nis pasditen e së hënës dhe do t’i kushtohet situatës në Lindjen e Mesme dhe Detin e Kuq, veçmas për përpjekjet për arritjen e një armëpushimi në Gazë dhe Liban.

Në një nga sesionet do të marrin pjesë edhe ministrat nga Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari dhe sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, tha Ministria e Jashtme e Italisë.

“Kemi kërkuar që të jenë të pranishëm edhe partnerët nga rajoni për të nxitur dialog me anëtarët e G7-ës”, tha Tajani përmes një deklarate.

“Vetëm së bashku mund të gjejmë zgjidhje konkrete dhe të sjellim paqe dhe stabilitet në rajon”, shtoi ai.

Në ditën e dytë të takimeve, ministrat do të diskutojnë për mënyrat se si të vazhdohet mbështetja për Kievin, mundësitë për paqe dhe nismat për rindërtimin në të ardhmen, tha Roma.

Po të njëjtën ditë, në Bruksel ambasadorët nga shtetet e NATO-s dhe Ukraina do të diskutojnë për lëshimin e një rakete të re hipersonike të Rusisë, e cila ka rreze të mesme veprimi.

Tensionet në Azi-Paqësor po ashtu janë në agjendën e takimeve të ministrave të G7-ës dhe në takime janë ftuar edhe ministrat e Jashtëm të Koresë së Jugut, Indisë, Indonezisë dhe Filipineve.

Po ashtu, kryediplomatët e G7-ës pritet të diskutojnë për krizat në Haiti dhe Sudan, si dhe për situatën politike në Venezuelë./rel

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
G7 Itali Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

“Ndoshta kam gabuar në disa momente”, Vanesa flet pas daljes: S’isha e përgatitur për ngjarjet që ndodhën

më shumë...

Zhaku dhe Kostana dy më të votuarat, çfarë do të ndodhë me pjesën tjetër të fermerëve

më shumë...

Vanesa largohet nga Ferma Vip, përlotet Indri: Nuk e prisja, jam keq

më shumë...

Raporti i BE-së paralajmëron për rritje të rrezikut terrorist nga Irani, Afganistani dhe veteranët rusë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:42

“Ndoshta kam gabuar në disa momente”, Vanesa...

12:32

Zhaku dhe Kostana dy më të votuarat,...

12:08

Zbulohet arsyeja e përplasjes nga jashtë mes...

11:48

Vanesa largohet nga Ferma Vip, përlotet Indri:...

11:02

Gara në Ferma Vip jo vetëm për...

10:22

“Mozës do i bëj gropën”, “shpërthen” Zhaku,...

10:05

Pse e verdha e vezës së zier...

9:55

Dyshime për shpërdorim detyre dhe ndërtime pa...

9:40

Raporti i BE-së paralajmëron për rritje të...

9:39

Lëndimi i Sarës në sfidë, kurth nga...

9:30

Izraeli dhe Libani zgjasin armëpushimin me 45...

9:00

Surpriza dhe eliminime, debate dhe emocione! Nis...

8:36

Qepa kundër rrudhave, a funksionon vërtet kjo...

8:27

Zelensky: Rusia po përpiqet ta përfshijë edhe...

8:04

Çfarë ndodh me trupin nëse konsumoni mjaltë...

8:02

Akuzohet si spiun rus, ekstradohet nga Spanja...

7:41

Lufta në Lindjen e Mesme, FMN: Rrezik...

7:14

Hita në diplomimin e studentëve të Akademisë...

7:09

Rama nga Estonia: Shqiptarët janë talebanë pro...

6:39

BE frikësohet nga sabotimi i Kinës, rishikon...

Më të klikuarat

  • Tragjedi në një shpellë nënujore në Maldive! Humbin jetën 5...
  • Hëna e Re në Dem më 16 maj 2026, fillim i ri në financa e ma...
  • “Izolimi dixhital” i Trump në Pekin! Pse u detyr...
  • “Mozës do i bëj gropën”, “shpërthen” Zhaku, poetja: Ajo ka d...
  • Zbulohet arsyeja e përplasjes nga jashtë mes Sonit dhe Inidë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.