E hënë, 16 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Ministrat e Foltores janë pasuruar, unë me shtëpi shteti”/ Përplasje mes Jemin Gjanës dhe Bumçit

Aldo Bumçi dhe Jemin Gjana janë përplasur në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, teksa diskutohej për “Foltoren” e Sali Berishës.

 

Gjana ka kundërshtuar Bumçin në qëndrimet e tij pro ish-kryeministrit.

 

Reklamë

Jemin Gjana: Unë kam qenë ministër, por me shtëpi shteti jam. Ministrat e “Foltores” janë pasuruar.

Aldo Bumçi: Për cilin e ke? Për mua se unë jam ish-ministër

Jemini Gjana: Mos ndërhy.

 

Meqënesë tonet kanë qenë të larta, ka ndërhyrë Gazment Bardhi dhe Gent Strazimiri për t’i qetësuar.

 

Nga ana tjetër, deputetja Albana Vokshi e ka konsideruar një akt përçarës mbledhjen e Kuvendit më 18 dhjetor. Sipas saj, Basha po ngre struktura paralele antistatutore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë