Subscribe

Ekspertët e ekonomisë janë në një mëndje kur thonë se projekti për një “minishengen ballkanik” është një nisëm pozitive, por efektiviteti i tij do të varet vetëm nga përfshirja e të 6 vendeve të rajonit.

 

“Përfitimi i tij real do të ndjehet sa me e madhe është bashkësia në këtë projekt. Në qoftë se në takimin e Ohrit kishte tre vende që nuk morën pjesë duhet që në vend që të shpejtojmë, të ecim dhe të kuptojmë shqetësimin dhe skepticizmin e këtyre vende,” –thotë Arben Malaj

 

“Gjithpërfshirja e vendeve të rajonit krijon mundësi për të nxitur bashkëpunimin ekonomik rajonal, lëvizjen e lirë të mallrave dhe shërbimeve, çka përshpejton integrimin e rajonit në BE, por kurrsesi ky proces nuk mund të zhgënjej endën europiane të shqiptarëve”, -thotë Zef Preci

 

Sipas tyre, ecuria e mëtejshme e kësaj nisme duhet të bazohet në një analizë të mirëfilltë të Kosovës dhe përfitimeve, pasi kemi një sërë marrëveshjes të cilat nuk kanë funksionuar deri më tani

 

“Të gjitha vendet janë anëtare të Cefta-s ku nënkuptohej se s’do kishte detyrime doganore, pra do kishte zero tarifa. Por pavarësisht se jemi anëtarë të Ceftas nuk kemi nderë përfitime për shkak se kemi patur lufte tregtare për të mbrojtur industri të caktuara nga çdo vend,” –vijon më tej Malaj.

 

“Në kuadër të bashkëpunimeve bilaterale Shqipëria duhet të kishte një përgjigje për barrierat në energji, pse kemi një pezullim të linjës së intrekonjeksionit. Pra duhet parë zgjidhja e problemeve reale duke rishikuar politikat fiskale e konkretisht dhe ato doganore për të shmangur barrierat,”-thotë Preci.

 

Një ditë më parë u zhvillua samiti i dytë i vendeve të Ballkani Perëndimor. Por kjo nisëm  nuk ka mbështetjen e Malit të Zi, Bosnje Hercegovinës dhe Kosovës që nuk morën pjesë ne takim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *