E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Minatorët i ankohen Helidon Bushatit: Këtu nuk jetohet, na kërcënojnë me bukën e gojës

Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati u takua me minatorët e Munellës në Fushë Arrës, të cilët u ankuan për kushtet e punës. Ata u shprehën se kërcënohen me vendin e punës kur ngrejnë zërin. Minatorët akuzuan qeverinë se nuk i ka mbështetur.

 

“Problematika shumë e madhe, 2021 për ne ka ardhur si katastrofë. Punojmë në kushte të vështira, rrogat janë të ulëta, në krahasim para 2013. Sa të ngresh zërin për dicka, thotë firmos procesverbalin për tu larguar nga puna, thonë mos ngre zërin për asgjë, aty ka tym, gaz, nuk e di si jetojmë ne. Pensionet e miniatorëve janë cope-copë. Kam babin me 43 punë që i ka, nga këto gjysma i ka të minierësdhe i ka dalë pensioni 200 mijë lekë .Është katastrofë.”

 

Reklamë

Bushati i njohu me programin e PD dhe deklaroi se vetëm kjo forcë politike mendon për qytetarët.

 

“Kryeministri i ardhshëm Basha ka deklaruar se që në muajt e parë të qeverisjes demokratike, do të ulet me shoqata dhe sindikatat e miniatoreve për të bërë trajtimin ekonomik, financiar të ndihmës, pensioneve , të atyre që punojnë sot në miniera apo kanë punuar dhe sot kanë pensionin 200 mijë lekë”, tha Helidon Bushati.

Vazhdo të lexosh

Reklamë