E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Minatorët: Gati për negociata. Ata kërkojnë që bisedimet të bëhen në prani të autoriteteve shtetërore

Screenshot

Minatorët e SPAÇ-it nuk arritën të uleshin për negociata këtë të premte me ministrinë përgjegjëse për marrëdhëniet e punës, në një përballje të parë zyrtare me kompaninë private, në praninë e autoriteteve shtetërore.

Përfaqësuesit e Ministrisë nuk arritën të shkonin drejt një marrëveshje që do të zgjidhte situatën e punëtorëve me punëdhënësin e tyre.

Nga ana tjetër minatorët thonë se qëndrimi i tyre mbetet i palëkundur në përpjekjen për të realizuar kërkesat, të cilat i konsiderojnë të drejta, ligjore dhe minimale.

Ata theksojnë se janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund përpjekjes së tyre për të arritur një zgjidhje të drejtë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë