E shtunë, 10 Tetor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Udhëtimet Mahnitëse Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Militantët palestinezë lëshojnë mbi 1 mijë raketa në drejtim të Izraelit

Militantët palestinezë në Gaza kanë lëshuar më shumë se 1 mijë raketa në drejtim të Izraelit, që prej të hënës në mbrëmje, kur luftimet u përshkallëzuan pas disa ditëve trazirash në Jerusalem.

 

Reklamë

Si kundërpërgjigje, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Jonathan Conricus deklaroi se Izraeli po godiste vetëm objektivat ushtarake dhe se ushtria kujdeset për të minimizuar ndikimin mbi civilët.

 

Reklamë

Operacioni ushtarak i Izraelit në Gaza, i quajtur “Gardiani i Mureve”, ka përfshirë qindra sulme ajrore; 35 palestinezë, përfshirë 10 fëmijë, janë vrarë në Gaza që nga e hëna. Pesë izraelitë janë vrarë nga sulmet me raketa.

 

Të martën, sulmet izraelite shkatërruan edhe një ndërtesë 13-katëshe në Gaza.

 

Përleshjet e fundit filluan një muaj më parë, kur Izraeli bllokoi disa tubime të palestinezëve, në fillim të muajit të shenjtë të Ramazanit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë