E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 5 minuta më parë
Teknologji

Miliona përdorues evropian heqin dorë nga Facebook

Facebook duket se kohët e fundit ka shumë problem, ai vazhdon të humbasë përdorues në Evropë. Nga ana tjetër Mark Zuckerberg po përgatit investitorët për një rritje më të ngadaltë në të ardhmen.

 

Në tremujorin e kaluar, numri i anëtarëve aktivë mujorë ka rënë nga 376 milionë në 375 milionë. Tashmë në tremujorin e mëparshëm, Facebook kishte humbur një milion përdorues në Evropë.

 

Ndërsa krahasuar në lidhje me përdorimin e tij në botë duket se numri i përdoruesve aktivë të Facebook së paku një herë në muaj u rrit brenda dy muajve nga 2.23 miliardë në 2.27 miliardë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë