Subscribe

Një hetim i përbashkët mes SPAK dhe autorieteve italiane ka çuar në arrestimie 3 personave për krijimin e një rrjeti kriminal përmes call center-ave. Në pranga kanë rënë Elisa Caci, Valbona Abedinaj dhe Gilberdo Pushani.

Prokurori Ened Nakuçi dha detaje për skemën e mashtrimit duke u ndalur te dëmi prej 3 milionë eurosh, i cili sipas tij është maja e iceberg-ut.

 

ENED NAKUÇI

PROKUROR I SPAK

 

Mendohet se grupi ka mashtruar një numër të madh qytetarësh italianë. Në shifra paraprake mendohet se janë dëmtuar deri në 3 milionë euro, por mund të jetë është më e lartë. Hetimet kanë nisur pas denoncimit në Itali dhe ka dalë skemë mashtrimi mjaft komplekse. Viktimt telefonoheshin ku bindeshin për të investruar në shifra të vogla dhe më pas transofrmoheshin në fitime të mëdha.

 

Që investimi ne bursat online të besohej nga viktimat, Nakuçi shpjegoi se mashtruesit I shumëfushonin paratë në një kohë shumë të shkurtër.

 

Disa prej viktimave kanë parë se investimet e tyre janë trefshiruar në pak ditë dhe e bënin Akoma më të besueshëm investimin. Kanë qenë të bindur në hedhjen e qindar mijëra eurove jashtë dhe brenda vendit. Mashtruesit ishin mjaft të afërt me viktimat.

 

Aktiviteti më i ngjeshur i këtij grupi është kryer gjatë periudhës së pandemisë kur personat që kanë rënë pre e zhvatjes kanë qenë në një moment të rënduar psikologjik.

 

Bisedat ishin për emergjencat e pandemisë dhe situatat e viktimave duke shfrytëzuar dhe vetminë e shaktuar nga situate e pandemisë dhe vetëofroheshin si miq. Viktimat ishin grupmnosha të ndryshme, shtëpiakë, banues në Itali.

 

Ndërkaq, zyra që ofronte shërbimet i ka joshur klientët e vet duke u kërkuar investime në Amazon, por kjo u kthye kundër tyre, kur të dhënat personale u përdorën për shantazh.

 

Propozimi bëhej për blerjen e aksioneve në Amazon në vlerën 250 euro dhe fitimit brenda 1 jave. Më pas i bindin për investim në kriptovalutën në Bitcoin. Sipas tyre investimi do të rritej pas futjes së produktit të vaksinave në treg. Sa herë e hasnin këtë bëheshin agresiv dhe përdornin dokumentet për t’i bindur që të investonin. Në raste të tjera, viktimat me vullnet të lirë i jepnin kredincialet e aksesit në shërbimet bankare për të shpejtuar kryerjen e investimeve.

 

I pyetur nga vizion plus nëse zyrat e call center-it të vendosura në Shqipëri e kanë ushtruar aktivitetin kriminal vetëm në Itali, prokurori nuk ka përfgjigje, duke thënë vetëm se cështja është ende nën hetim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *