Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 August 2026
Vizion fokus

Zjarr i madh pranë fshatit Halil në Krujë, zjarrfikësja...

Gjermania i jep Izraelit “Drakon”, nëndetësen e fuqishme që...

Tërmet i fortë në Kolumbi, ndërtesa të shembura dhe...

Temperaturat e oqeaneve thyejnë rekordin historik për korrikun

Si vepron mafia shqiptare në Amerikën Latine?

Mbledhje emergjente e Këshillit Bashkiak Dimal, 18 nga 21...

Netanyahu sfidon Donald Trump, refuzon planin për Gazën dhe...

“Bisedimet me Iranin janë si një lojë shahu”, Teherani...

Fëmija refuzoi të ulej në vendin e tij, anulohet...

I riu bën kallëzimin në polici: Më qëlluan me...

Miliarderi rus kërkon azil në Mal të Zi Shpërndaje Miliarderi rus kërkon azil në Mal të Zi

3 Tetor 21:30

Një miliarder rus me origjinë nga Azerbajxhani është arrestuar në Mal të Zi pasi Rusia e kërkonte atë nën dyshimet se ka urdhëruar vrasje me pagesë.

Mediat lokale në Mal të Zi raportuan më 2 tetor se Telman Ismailov ka paraqitur kërkesën për azil në këtë vend, një ditë pasi u arrestua në Podgoricë, pasi ndaj tij kishte një urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Rusia.

Gazeta Vijesti raportoi se kërkesa për azil politik mund të komplikojë ekstradimin e Ismailovit në Rusi.

Djali i tij, Alekper Ismailov, ka në pronësi një kazino në qytetin bregdetar të Budvës.

Në Rusi, miliarderi rus, akuzohet se më 2016 ka paguar për vrasjen e dy biznesmenëve në rajonin e Moskës. Ai akuzohet gjithashtu për rrëmbimin e një këngëtari më 2004.

Ismailov dikur ka qenë një nga biznesmenët me lidhje të shumta në Rusi. Më 2009 autoritetet ruse ia mbyllën një treg në ambient të jashtëm për shkak të “shkeljeve sanitare dhe të sigurisë” dhe kryerjen e aktiviteteve të paligjshme.

Në atë kohë, Komiteti Hetues i Rusisë tha se ai treg funksiononte si një “shtet brenda një shteti”. Kritikët thonë se mbyllja e tregut Cherkizovsky mund të ketë qenë pjesë e një beteje për pasuri të patundshme në Moskë.

Ky biznesmen ka qenë në shënjestër të presidentit rus, Vladimir Putin, për shkak të stilit të tij të jetës luksoze.

Mbyllja e tregut ndodhi disa javë pasi Putini e qortoi Ismailovin për mbajtjen e një ahengu përurues luksoz në hotelin e tij me pesë yje Mardan Place në Turqi në një kohë kur rusët po vuanin pas krizës financiare të vitit 1998.

Dëshmitarët e atij organizimi patën thënë se kartëmonedhat 100 dollarëshe lëshoheshin nga tavani mbi mysafirët, ndër të cilët edhe yje të Hollivudit dhe pjesëtarë të elitave ruse. Një ndër mysafirët e asaj feste ka qenë edhe kryeministri i atëhershëm i Malit të Zi, dhe tani presidenti, Millo Gjukanoviq, raporton Vijesti.

Putin pati thënë se miliarda dollarët e fituar në Rusi, duhet të investohen në vend, dhe jo në projekte jashtë.

Ismailov përfundimisht pati ikur nga Rusia dhe pronat e tij atje u konfiskuan./R.E.L

Posted Under:
Kryesoret Rajoni
Tagged:
Azil Mal i Zi Miliarder rud

Nga e njëjta kategori

U mbyt në liqenin e Pogradecit, gjendet trupi i 32-vjeçarit

më shumë...

Ardjan Çapja s’do t’i thotë lamtumirë nënës së tij, i refuzohet leja për të marrë pjesë në ceremoninë mortore

më shumë...

“Populli shqiptar dhe i Kosovës janë solidarizuar me Ukrainën”, Berisha për deklaratën e Zelenskyt: E pavend, nuk e harrojmë

më shumë...

Përdorimi i telefonit, shkaku kryesor i aksidenteve, ja ndryshimet e forta në Kodin Rrugor, paralajmërimi për shoferët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

5:16

Zjarr i madh pranë fshatit Halil në...

5:09

Gjermania i jep Izraelit “Drakon”, nëndetësen e...

5:07

Klos/ Zjarr në fshatin Kujtim, era favorizon...

4:56

Noti dhe humbja e peshës, pse duhet...

4:39

Tërmet i fortë në Kolumbi, ndërtesa të...

4:26

Temperaturat e oqeaneve thyejnë rekordin historik për...

4:22

Shqipëria nën “pushtetin” e të nxehtit ekstrem,...

4:21

U mbyt në liqenin e Pogradecit, gjendet...

4:18

Afrimi i të vegjëlve me librin, biblioteka...

3:58

Mbytet 32-vjeçari në liqenin e Pogradecit

3:52

Nëna e 20 vjeçarit që u vra...

3:35

Si vepron mafia shqiptare në Amerikën Latine?

3:29

Mbledhje emergjente e Këshillit Bashkiak Dimal, 18...

2:58

Këngë me poezitë e Lasgushit, artisti pogradecar...

2:57

Netanyahu sfidon Donald Trump, refuzon planin për...

2:51

Kurti: Po punojmë për marrëveshjen! Kreu i...

2:34

I dënuar nga Italia me 14 vite...

2:28

Kodi rrugor, ndëshkime të ashpra, harrojeni patentën...

2:25

“Bisedimet me Iranin janë si një lojë...

2:22

Fëmija refuzoi të ulej në vendin e...

Më të klikuarat

  • Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin b...
  • Aktorja përballet me momentin e sikletshëm në tapetin e kuq...
  • Dyshuan se ishte trupi i një viktime, por ajo që gjetën bren...
  • Makth për vajzat e mitura në Ceuta, raportohen të paktën pes...
  • “Krijuam familjen tonë”, këngëtari Mateus Frroku bëhet baba...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.