Subscribe

Nga Tirana presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviç, dënoi sulmin terrorist të 24 shtatorit në veriun e Kosoves si pasojë e të cilit u vra polici shqiptar Afrim Bunjaku duke theksuar se Serbia duhet të japë llogari. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kreun e shtetit shqiptar Bajram Begaj, presidenti kroat hoqi paralele mes sulmit të 24 shtatorit dhe vrasjes së trashëgimtarit te fronit të Austro-Hungarisë, Franc Ferdinandin në 28 qershor 1914 nga një nacionalist serb, vrasje që shkaktoi luftën e parë botërore.

 

ZORAN MILANOVIC

PRESIDENT I KROACISE

 

“Ngjarjet paraqesin incidentin ndoshta më serioz deri më sot. Presidenti Vucic na ka borxh një përgjigje konkrete. Për dallim nga viti 1914 një i ri vrau trashigimtarrin e Austro Hungarisë dhe asokohe nuk u krijua lidhje me qeverinë, por sot lidhja është shumë e qartë. Sot kemi njerez, deshmi, ata janë trajnuar në poligone ushtarake dhe Vuçiç ende nuk është përgjigjur për këtë. Vendosja e sanksioneve të caktuara ndaj Serbisë nuk sjell asgjë, nuk ka sanksione që do të ishin frutdhënëse.”

 

Ndërsa presidenti shqiptar Bajram Begaj bëri apel për dialog mes Serbisë e Kosovës. Po çfarë mendon kreu i shtetit shqiptar për asociacionin e komunave me shumicë serbe.

 

BAJRAM BEGAJ

PRESIDENT I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

 

“Deskalimi i situatës është ajo që duhet të bëjnë të dyja vendet. Dialogu eshte e vetmja rrugë për të arritur normalizimin e dy vendeve. Për ne plani i paraqitur në Ohër është rruga e duhur.”

 

Presidenti Begaj theksoi se Bashkimi Evropian duhet të shtojë presionin për përfundimin sa më shpejt të hetimeve për sulmin terrorist të 24 shtatorit në veriun e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *