E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Milani zyrtarizon Moratën? Kjo është oferta e çmendur e kuqezinjve

Skuadra e Milanit nuk ka të ndalur. Pasi arriti ti marrë Juventusit shërbimet e mbrojtësit më të mirë të saj, Leonardo Bonuci, kuq e zinjtë duket se janë farë pranë zyrtarizimit më ish sulmuesin e Juventusit, Alvaro Morata.

 

Reali i Madridit kërkon 90 milionë euro për shërbimet e spanjollit, një shifër e konsideruar si e ekzagjeruar për drejtuesit e Milanit, Fasone dhe Miranbeli. Këta të fundit janë shumë optimistë pasi mbështeten te dëshira e lojtarit për tu rikthyer në itali dhe për të patur një vend titullari në formacionin e Milanit, gjë të cilën Reali nuk mund t’ia garantojë. Duket se djajtë kanë marrë “ok” e futbollistit duke i ofruar një pagë prej 10 milion eurosh në sezon.

 

Reklamë

Sipas burimeve nga mediat spanjolle e gjithë tratativa mund të mbyllet në kuotën e 70 milion eurove.

 

Në rast të dështimit të kësaj tratative, alternativë për kuq e zinjtë janë Beloti i Torinos, Aubameyang i Borusias dhe Kalinic i Fiorentinës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë