Milani është pranë zyrtarizimit të Stefano Piolit si trajner i ri.

Boban dhe Maldini kanë në program një takim këtë të martë me ish trajnerin e Lazios, Interit dhe Fiorentins për ti shpjeguar projektin kuqezi dhe gjasat janë që marrëveshja të mbyllet shpejt dhe pa surpriza.

Kontaktet me Piolin nisën të hënën në mbrëmje kur “perëndoi” edhe pista Spalleti pasi ky I fundit nuk gjeti gjuhen e përbashket me Interin për të prishur kontratën e vjeter që ka me këtë klub që pasi u shkarkua pak muaj më parë.

 

Menjehere sapo të arrihet akordi me Piolin do të zyrtarizohet edhe shkarkimi i Giampolos, aventura e të cilit tek kuqezinjte zgjati vetëm pak muaj, duke lënë një shenjë negative dhe pa mundur të transmetoje dot idete e tij të një futbolli që shpesh është konsideruar ofensiv dhe shumë tërheqës.

Pioli është një operacion shumë më pak I kushtueshëm për arkat e Milanit pasi do të marrë 1.5 milion euro në sezon, deri në vitin 2021 ndryshe nga Spalleti që do të përfitonte 5 milion euro neto në sezon,.

Nëse vjen tek kuqezinjte, Pioli pritet të luajë me skemën 4-3-3, duke tentuar të ringjalle dyshen Suso dhe Calhanoglu.

E megjithatë me zgjedhjen e Piolit, presidenca dhe drejtuesit e Milanit do të kenë një problem tjetër të madh, krisjen me tifozet kuqezi të cilët në rrjetet sociale kanë shpërthyer kundër kandidaturës së ish trajnerit të Interit dhe Fiorentines.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *