Derbi i Milanos do të rikthehet të dhurojë emocione në fillim të muajit mars. Ky është verdikti që kanë dhënë ndeshjet cerekfinale të kupës së Italsië që kanë parë fillimisht zikaltrit të kualifikohen për në gjysmëfinale dhe së fundmi edhe Milanin.

 

Kuqezinjte shkaterruan Lacion 4 me 0 në San Siro në një ndeshje e cila pati histori vetëm në gjysmën e pjesës së parë.

 

Goli I Rafael Leaos në minutën e 24 ku dogji Luis Felipen dhe Hysajn e më pas edhe portierin Reina, i hapi rrugë një fitore me goleade dhe shumë të thjeshtë të vendasve, e siguruar brenda pjesës së parë. Portugezi ishte protagonist I madh  edhe në minutën e 41 kur shërbeu nga e majta për Zhiru që lehtësisht e dërgoi në rrjete.

 

Edhe goli I trete I milani che I dyti për Zhiru u gatua sërish nga e majta me protagonist Hernandez dhe finalizues sulmuesin francez, në një moment fantastik pas dy golave edhe në derbi.

 

Ndonëse në pjesën e dytë Sarr futi në lojë dy titullarë si Pedro dhe Luis Alberto, Lazio jo vetëm që nuk rihapi ndeshjen, por humbi për demtim Imobilen dhe më pas pësoi edhe golin e katërt nga Kessie në fund të takimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *