Atalanta dhe Milan u ndanë në barazim 1 me 1 në një sfidë të vlefshme për javën e  dytë të serisë A.

 

Një duel i fortë mes ekipeve, që kanë pretendime të larta edhe në këtë edicion.

 

Kuqezinjtë ishin më kërcënues në raport me bergamasket, duke i shkuar afër golit shumë afër me Messias mirëpo, ata që zhbllokuan rezultatin ishin vendasit me anë të Malinovskit në minutën e 29. Pavarësisht përpjekjeve të Milanit rezultati në pjesën e parë nuk ndryshoi më.

 

Në fraksionin e dytë kuqezinjtë ishin edhe më këmbëngul.

 

Ata krijuan mundësi të arta me Leaon dhe Tonalin, mirëpo golin e barazimit do ta shënonte Benaser, një gjuajtje shumë e bukur në pozicion të priret.

 

Heroi i vendasve u bë pak minuta më vonë Berat Gjimshti, i cili iu mohoi një gol të sigurt Origit, moment në të cilin edhe u dëmtua.

 

Pas këtij rezultati të dyja ekipet kanë nga 4 pikë në klasifikim, 2 më pak sesa Inter dhe Napoli. Sonte në mbrëmje është radha e Juventusit që do të luajë në transfertë kundër Sampdorias.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *