Milan dhe Roma iu bashkëngjiten Interit, Lazios dhe Napolit si ekipet që kryesojnë kampionatin Italian pas javës së dytë me 6 pikë të plota. Kuqezinjve iu mjaftoi një pjesë e parë spektakolare për të mundur 4 me 1 Cagliarin në San Siro.

Me Ibran dhe Kessie-n në tribunë, ishte radha e Tonali dhe Giroud për shoun para tifozëve milaniste.

Ish ylli i Brescia-s, hapi serine e golave që në fillim me një goditje dënimi fantastike.

Mirëpo tre minuta më vonë, miqtë surprizuan duke barazuar shifrat me anë të Deiola pas një topi trë dhënë nga Joao Pedro. Gjithsesi të zotët e shtëpisë dominojnë dhe tregojne se janë në mbrëmjen më të mirë të mundshme.

Në minutën e 17 një goditje nga distanca e Leaos dhe e devijuar në mënyrë vendimtare nga Diaz, përfundon në rrjeten e portierit mik Radunovic.

Milan nuk kënaqet me kaq dhe pas një aksioni të shpejte, mendon Giroud për të finalizuar saktësisht duke shënuar golin e parë me fanellën kuqezi. Francezi ekzekuton saktë edhe një penallti në minutën e 43.

Në pjesën ë dytë pak emocione të një sfide të cilën Milan e kaloi shumë më lehte sesa mendohej. Ndërkohë Roma gjithashtu fitoi me goleadë në transfertë kundër Salernitanës 0 me 4.

Të gjithë golat për kryeqytetasit u shënuan në pjesën e dytë. Spikati kapiteni Pelegrini me një dygolësh ndërsa dy të tjerët u shënuan nga Vertu dhe Tami Abraham.

Të dyja sfidat u transmetuan ekskluzivisht në platformën Tring.

Kampionati Italian do të rikthehet tashmë në 12 shtator pas pushimeve të detyruara si pasojë e ndeshjeve eliminatore të ekipeve kombëtare.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *